Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haziri: Gërvalla dhe Osmani e copëtuan LDK-në për ambicie personale

    11/06/2025 21:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj ministres së Jashtme Donika Gërvalla, duke i konsideruar si bashkëfajtore për copëtimin e LDK-së dhe dobësimin e saj në skenën politike.

    Në një intervistë në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, Haziri tha se arroganca politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit është dëshmi se ata që ndihen “vetëmjaftueshëm” në pushtet besojnë se nuk kanë nevojë për askënd tjetër. Por sipas tij, kur realiteti tregon të kundërtën, atëherë këta individë fillojnë të përdorin një gjuhë të paqartë, duke mos e adresuar direkt se për kë e kanë fjalën, ndërkohë që vazhdojnë të merren me LDK-në.

    “Ajo zonjë që për vite me radhë ishte pjesë organike e LDK-së, kontribuese në parti, sot merret me të njëjtën parti, por nga një pozicion tjetër. Ajo dhe bashkëpartiakët e saj, për ambicie dhe aspirata personale, e kanë copëtuar LDK-në,” tha Haziri.

    Ai theksoi se veprimet e tilla kanë krijuar hapësirë që Lëvizja Vetëvendosje ta fitojë LDK-në. Sipas tij, më herët, figura të ngjashme kishin ndihmuar edhe që PDK të përfitonte nga përçarjet në LDK.

    I pyetur se nëse e përfshinte në këtë grup edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, Haziri nuk hezitoi: “Ajo dihet. Themeluesit e grupit GUXO që kanë dalë prej zyrave të Lidhjes Demokratike.

    Artikuj të ngjashëm

    Haziri për deklaratën e Trumpit: E konfirmon rikthimin e vëmendjes te raporti Kosovë-Serbi, duhet ta maksimalizojmë

    Gëzim Plakolli kandidat për kryetar të Mitrovicës, e Safet Kamberi bartës i listës për asamble

    Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës

    Të Fundit

    Protestojnë banorët e një kompleksi te “Mati 1”, s’kanë ujë tash e tri ditë

    Behrami: Kurti ia kishte hequr kushtet Serbisë, sot ia vendosi Amerikës

    Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë

    Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë

    Temperaturat e larta në Kosovë, këshillohet për shmangie të pikut të ditës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.