Lajme

Haziri: Ardhja jonë është respektim i institucionit, ani pse s’ka marrëveshje politike

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se me ardhjen e tyre po respektojnë institucionin, përkundër që nuk ka marrëveshje politike.

Ai shtoi se “Abdixhiku e ka zgjeru propozimin e tij për një qeveri të përbashkët kalimtare. Duhet të ndërtohet një ekip i përbashkët. LDk mendon që janë disa çështje që duhet të trajtohen me urgjencë”.

Në atë se a ka pasur përpjekje nga Kurti për takim me LDK-në, Haziri tha se diçka e tillë është legjitime, por që takimet sipas tij duhet të zbardhen e të mos mbahen fshehtë.

“Është legjitime zhvillimi i takimeve. Duhet t’i zbardh takimet, mos t’i mbaj fshehtë. Ajo që besoj është që duhet me i bind deputetët për qëllim politik, e jo për përdorim. Me bë lëvizje për një përdorim”, tha ai.

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button