Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pasi punëtorëve të sigurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), rreth 260 persona, u është ndërprerë kontrata.
Haxhiu ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, e cila tash e pesë vjet është në krye te vendit.
”Pavarësisht premtimeve bombastike për “transformim”, “reformim” dhe “qeverisje ndryshe”, realiteti në sistemin shëndetësor të Kosovës është gjithnjë e më shqetësues, degradim i vazhdueshëm, lista të gjata të pritjes, keqmenaxhim kronik, korrupsion sistematik, mungesë vizioni dhe paaftësi”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti, 5 vite dështim në shëndetësi!
Pavarësisht premtimeve bombastike për “transformim”, “reformim” dhe “qeverisje ndryshe”, realiteti në sistemin shëndetësor të Kosovës është gjithnjë e më shqetësues, degradim i vazhdueshëm, lista të gjata të pritjes, keqmenaxhim kronik, korrupsion sistematik, mungesë vizioni dhe paaftësi.
Shembulli më i fundit, QKUK ka mbetur pa sigurim fizik, duke ekspozuar mjekët, infermierët dhe pacientët ndaj rrezikut të përditshëm. Kur institucioni më i madh shëndetësor i vendit nuk ka as mbrojtje bazike, çfarë mund të thuhet për pjesën tjetër të sistemit?
Nëse s’mund të menaxhojnë as rojet, si do të reformojnë sistemin shëndetësor?
Pesë vite më vonë, qytetarët e Kosovës nuk kanë parë as reformë, as transformim, vetëm dështim dhe zhgënjim të thellë