Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar Prokurorsë Speciale lidhur me “Pronën milionëshe në Veternik”, raporton GazetaDemos.
“Prokuroria Speciale para se të më përgjigjet mua brenda orësh është mirë t’i përgjigjet pretendimeve, për të cilat nuk ka thënë asnjëherë asgjë madje as sot”, tha ajo në reagim
Reagimi i plotë:
Në lidhje me reagimin e Prokurorisë Speciale e ndjej të obligueshme t’i përgjigjem që i vetmi lëshim në reagimin tim është te adresa e dërgimit të zarfit dhe Prokuroria që e ka në dorë rastin, që është ajo themelorja, ndërkaq pretendimet e familjarëve që përmendin se në këtë rast ka të përfshirë edhe persona nga vet Prokuroria Speciale janë të sakta në reagimin tim dhe tashmë ato janë bërë publike.
Prokuroria Speciale para se të më përgjigjet mua brenda orësh është mirë t’i përgjigjet pretendimeve, për të cilat nuk ka thënë asnjëherë asgjë madje as sot.