Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar lidhur me përkujtimin që kryeministri Albin Kurti ka bërë për Oliver Ivanoviq, shkruan GazetaDemos.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se kjo është fyerje për viktimat shqiptare dhe familjet e tyre.
“Nderimin dhe përkujtimin për Ivanoviçin mund ta bëni në emër të poshtërsisë tuaj, por jo në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës. Ivanoviçin nderojeni dhe përkujtojeni në emrin tuaj, nderojeni si bashkëpunëtorin apo mikun tuaj, por jo duke ua ngjallur dhimbjen familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në veri.Jo në emër të Qeverisë së Kosovës, sepse ky institucion gurthemel ka gjakun edhe të atyre viktimave e heronjve që ranë në mbrojtje të Veriut të Mitrovicës”, ka shkruar Haxhiu.
Reagimi i plotë i Haxhiut: