Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhiu për Isufajn: Nuk ka vullnet për t’i luftuar “peshqit e mëdhenj”

    24/05/2023 22:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sonte se Kosova ka nevojë për një kryeprokuror të Shtetit që ka integritet profesional dhe që është i guximshëm.

    Sipas saj, Kosova nuk ka nevojë për një kryeprokuror që e ka “bishtin e zënë me derë” sepse siç thotë ajo, po e merr në qafë një popull.

    Ajo foli edhe për Blerim Isufajn, i cili tash e një vit nuk është dekretuar nga presidentja Vjosa Osmani, në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, transmeton Paparaci.

    “Isufaj është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, kjo prokurori ka kompetencat më të mëdha sa i përket krimeve të luftës, krimit të organizuar dhe korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe ku jemi ne në këto raste?”, pyeti ajo, përgjatë intervistës së dhënë në KTV.

    Për Haxhiun, Isufaj nuk ka vullnet për t’i luftuar “peshqit e mëdhenj”.

    “Së fundmi i përgëzoj për veprimet që i kanë ndërmarrë, duke qenë se ne e kemi mundësuar gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës ka lëvizje pozitive në këtë drejtim, por pse s’është vepruar më herët dhe pse ende dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar mbahen në sirtarët e Prokurorisë Speciale? Pse ndërmarrjet publike kanë qenë në prag të falimentimit, kontratat abuzive nuk janë trajtuar asnjëherë seriozisht? Pse? Kush i ka ndalë?”, tha ajo.

    Megjithatë, Haxhiu u shpreh se Kosova ka prokurorë që janë të guximshëm.

    “Për këtë kemi nevojë ne. Ka prokurorë e gjyqtarë shumë të mirë në Kosovë, por ata nuk janë lënë asnjëherë që të jenë në nivele më të larta”, ka treguar Haxhiu.

    Artikuj të ngjashëm

    Deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvendin e Kosovës për ta vazhduar seancën konstituive

    Alarmi për bombë, Berisha: Mund të bëhen të vërteta kur s’ka institucione për një kohë të gjatë

    Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë

    Të Fundit

    Deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvendin e Kosovës për ta vazhduar seancën konstituive

    Alarmi për bombë, Berisha: Mund të bëhen të vërteta kur s’ka institucione për një kohë të gjatë

    Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë

    Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

    Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.