Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhiu: Nga 1,752 të burgosur, vetëm 4 janë të dënuar për fajde dhe 8 janë në paraburgim

    11/08/2025 18:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nga 1 mijë e 752 persona që aktualisht mbahen nëpër burgjet e vendit, vetëm 4 prej tyre janë të dënuar për veprën penale “Fajdeja” dhe 8 janë në paraburgim.

    Për këto të dhëna ajo i është referuar Shërbimit Korrektues të Kosovës, teksa reagimi i saj vjen pas njoftimit se dy të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail dhe Edonis Shkodra, ishin liruar me dorëzani në tetorin e vitit të kaluar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, tre muaj pasi ishin arrestuar për fajde dhe detyrim në një aksion të Policisë në Gjilan.

    “Ky realitet është alarmues dhe tregon që pavarësisht ndikimit të madh që këto vepra kanë mbi jetën e qytetarëve, pasojat e tyre sociale dhe shpesh edhe tragjike, sistemi ynë i drejtësisë nuk po i trajton me seriozitetin dhe vendosmërinë që kërkohet.

    Këto nuk janë thjesht vepra të izoluara, janë pjesë e një zinxhiri kriminal që godet më të pambrojturit dhe kontribuon në një ndjenjë të thellë padrejtësie në shoqëri. Rastet e fundit tragjike janë një dëshmi e qartë për pasojat që sjell neglizhenca institucionale ndaj këtyre fenomeneve”, ka shkruar Haxhiu.

    Sipas saj, me urgjencë duhet të rishikohen politikat ndëshkimore dhe të forcohet aspekti i hetimeve dhe ndjekjes penale për veprën penale të fajdes.

    “Ne nuk mund të flasim për një shtet të së drejtës derisa kriminelët ecin të lirë, ndërsa viktimat jetojnë në frikë dhe pasiguri”, ka shkruar Haxhiu

    Artikuj të ngjashëm

    Gërvalla: Albulena Haxhiu është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet

    Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës, falënderon stafin e MD’së

    MD kërkon masa ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të përfshirë në lirimin e Mefail dhe Edonis Shkodrës

    Të Fundit

    Basha deklarohet për dorëheqjen e Aliut: Edhe në familje ke mospajtime mospajtime, të vazhdojmë rrugëtimin para

    Memli Krasniqi: Kurti ka filozofi demonizimi e UÇK-së, gjatë janë fshehur prapa Glaukave, këta janë Dimala

    “Pse e ke thirrë Policinë”, detaje nga tragjedia në Fushë Kosovë – kush e sheh i pari Claran që ra me kornizën e dritares nga kati i 6-të?

    Pak para seancës së radhës, kryetari i kuvendit, Dimal Basha mban konferencë për media

    Vendos Gjykata e Qarkut të Splitit: Një muaj paraburgim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij serbe nga Kosova

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.