Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin me anë të së cilit formohet komisioni për dhënien e provimit të noterisë.
Haxhiu tha se shumë shpejt do të organizohet provimi i cili sipas saj ka për qëllim rritjen e transparencës.
“Sapo nënshkrova Vendimin me anë të së cilit formohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Noterisë.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
“Shumë shpejt do të organizohet Provimi për Noterinë i cili ka për qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë.”, shtoi ajo.
“Problemi me mungesën e noterëve në komuna, do të zgjidhet shumë shpejt.”, përfundoi ajo.
Postimi i plotë: