Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë vizitës së saj zyrtare në Ankara të Turqisë, ka vendosur lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürk.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook, ku thotë se Atatürk është një figurë frymëzuese e transformimit radikal të një shoqërie që prosperon vlera të larta të lirisë dhe demokracisë.