Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhiu: Kodi Civil kalon këtë vit, do t’i kemi edhe votat e deputetëve të VV-së që ishin kundër

    07/09/2023 12:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhui, në një prononcim para mediave ka thënë se Kodi Civil pritet të hidhet në votim në Kuvend sërish gjatë këtij viti.

    Ajo është shprehur optimiste se këtë herë do ta këtë përkrahjen e deputetëve të VV-së,  të cilët nuk e votuan herën e parë Kodin e ri, ku mes tjerash parashihet edhe martesa mes gjinive të njëjta.

    Sipas saj, ky kod është shumë I rëndësishëm për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe për integrimin në BE, sidomos në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Siç jeni në dijeni, Kodi Civil është në agjendën legjislative, është një dokument i rëndësishëm që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të njeriut. Unë nuk mendoj që ka qenë e drejtë që janë marrë vetëm me një nen sepse trajton shumë institute, është thjesht në interes të qytetarëve të Kosovës, prandaj të gjitha partitë politike, mazhoranca e opozita e kanë për obligim që ta mbështesin atë, megjithatë ne gjatë kësaj kohe kemi qenë në diskutime me Grupin Parlamentar, me deputetët të cilët kanë pasur mendime të ndryshme nga atë që e përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje por unë jam optimiste që kësaj radhe, gjegjësisht brenda këtij viti në momentin kur do ta procedojmë në Qeveri dhe në Kuvend, nuk do të dështojë sikurse herën e kaluar. Përndryshe për Republikën e Kosovës do të ishte e papranueshme sidomos në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Unë e kam theksuar, ne presim ekspertët nga Këshilli i Evropës që të vijnë brenda këtij viti në Kosovë për të bërë vlerësimet e tyre në raport me të drejtat e njeriut, prandaj do të ishte lajm pozitiv që të kalojë edhe Kodi Civil”, ka thënë Haxhiu.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu: Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, ja kur hyn në fuqi

    “Pse nuk u tërhoqet pasi nuk i kishit votat?” momenti kur gazetarja në Shqipëri e vë në siklet Albulena Haxhiun

    Reagon Albulena Haxhiu: Pacollit detyrohemi t’ia kthejmë paratë e tij, s’ka teori që ai ta marrë pronësinë e Grandit

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.