Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhiu: Hyrja në Këshillin e Evropës i hap shumë rrugë Kosovës

    04/04/2024 14:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se adresimi i krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë janë prioritet i Qeverisë dhe se po punohet në zgjidhjen e këtij problemi përmes krijimit të institutit që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin e rasteve.

    Ajo para mediave ka theksuar se Serbia vazhdon të mos i dorëzojë autorët e krimeve gjatë luftës ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

    “Adresimi i krimeve që kanë ndodhur gjatë periudhës së luftës, ju e dini që ka qenë prioritet i Qeverisë. Në këtë drejtim më lejoni vetëm shkurtimisht t’i përmend disa prej veprimeve që i kemi ndërmarrë dhe në këtë rast siç e dini në vitin e kaluar ne kemi ngritur për herë të parë me ligj një institut që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin që kanë ndodhur gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Në anën tjetër kemi adresuar çështjen e gjykimit në mungesë të kriminelëve të luftës duke pasur parasysh faktin që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës dhe në anën tjetër kemi adresuar strategjinë për drejtësinë transicionale, e cila është për momentin në vlerësim financiar nga Ministria e Financave dhe do të procedohet për votim në mbledhjen e Qeverisë, pra që adreson nevojat që kanë viktimat”, ka thënë Haxhiu.

    Ajo ka thënë se e kanë në prioritet edhe padinë për gjenocid, ku kanë pasur disa takime në raport me këtë çështje me ekspert të profilizuar me krimin që ndërlidhet me gjenocidin, porse ajo nuk mund të jep më shumë informacione për këtë çështje për shkak të ndjeshmërisë së informacionit.

    “Pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës ne na hapen shumë rrugë dhe bazuar në këtë do të vlerësojmë edhe veprimet që dalin pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do ta shfrytëzojmë si mekanizëm në kuptim të vendosjes së drejtësisë”, ka thënë Haxhiu.

    Haxhiu ka folur edhe rreth mbrojtjes së viktimave të dhunës familjare për çka tha se do të punohet në këtë drejtim, edhe pse e pranoi se do të ketë shumë sfida, për të cilat tha se pret të tejkalohen me bashkëpunimin ndërinstitucional dhe me organizatat e shoqërisë civile./KosovaPress

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu: Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, ja kur hyn në fuqi

    “Pse nuk u tërhoqet pasi nuk i kishit votat?” momenti kur gazetarja në Shqipëri e vë në siklet Albulena Haxhiun

    Reagon Albulena Haxhiu: Pacollit detyrohemi t’ia kthejmë paratë e tij, s’ka teori që ai ta marrë pronësinë e Grandit

    Të Fundit

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.