Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhiu: Duhet të krijohet një standard, pozita zyrtare nuk të bën milioner

    17/09/2024 23:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme`, i cili u miratua pak ditë më parë në Qeveri, është një nga ligjet më të rëndësishme që kanë për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas saj, në Kosovë zyrtarë publik kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme.

    “Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, në Kosovë, jashtë Kosovës, dhe mos të jesh në obligime financiare. Pra kjo thjeshtë nuk është e mundur, prandaj ka qenë e qartë që zyrtarët në Kosovë kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme”, deklaroi ajo në RTK.

    “Duhet të krijohet një standard në këtë vend, që pozita zyrtare nuk të bën milioner”, theksoi mes tjerash Haxhiu.

    Duke folur për kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për kthimin e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës, Haxhiu tha se Qeveria e Kosovës nuk merret me deklaratat e Vuçiqit. E rëndësishme sipas saj është që të respektohet Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi. Haxhiu potencoi se e rëndësishme gjithashtu është që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokuroria të deklarohen se pse nuk kanë vepruar në raport me dorëheqjet.

    “Nuk ka asnjë rast kur një gjyqtar ka thënë dorëheqje dhe nuk i është pranuar dorëheqja. Por kjo ka ndodh me gjyqtarët dhe prokurorët serbë. Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet qartë se përse Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial nuk e kanë adresuar këtë”, deklaroi Ministrja e Drejtësisë.

    Mes tjerash ajo tha se nëse do të pranohej rikthimi i këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve të dorëhequr serbë në institucionet e Kosovës, përveç se do të ishte në shpërputhje me legjislacionin, dyshuese është nëse qytetarët mund të besojnë më tek sistemi i drejtësisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu: Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, ja kur hyn në fuqi

    “Pse nuk u tërhoqet pasi nuk i kishit votat?” momenti kur gazetarja në Shqipëri e vë në siklet Albulena Haxhiun

    Reagon Albulena Haxhiu: Pacollit detyrohemi t’ia kthejmë paratë e tij, s’ka teori që ai ta marrë pronësinë e Grandit

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.