Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhiu ankohet se Ridi u arrestua “si nëpër filma”: Prokuroria Speciale po i hakmerret Qeverisë Kurti

    07/09/2023 11:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, dje ka qenë e ftuar në emisionin Context të ATV-së, në të cilin emision ka folur për shumë çështje politike, por edhe të drejtësisë. Në një moment, “Zonja e Hekurt e drejtësisë”, siç dikur ish-moderatori Rron Gjinovci e kishte cilësuar Haxhiun, e ka komentuar edhe rastin e arrestimit të Ridvan Muharremit, pronarit të restorantit “Bukë e Zemër”.

    Krejt mënyrën e arrestimit, zonja Haxhiu e ka cilësuar si “nëpër filma”. Madje, ajo ka vlerësuar se Prokuroria Speciale duhet të hetojë çdo person, por nuk e fshehu mërin për mënyrën e arrestimit, të cilën e emërtoi si “film të lodhët”.

    “Vetë fakti çfarë kanë bërë me rastin e rezervave shtetërore, për shembull, e keni parë Gjykata e Apelit ka thënë që nuk ka justifikim për t’i mbajtur në paraburgim për faktin se nuk konsiderohet që personat e dyshuar kanë kryer vepër penale. E ata shkun si nëpër filma ashtu të bëjnë skena, kishe po nxjerrin dosje, po sigurisht që kur vjen në shpi te unë, kur vjen në shpi te ti, në shpi të tjerëve, diçka ke me marrë dosje ose kur shkon në institucion, na kemi laptopa, kemi telefona, t’i ke mi marrë, ke mi sekuestru, konfisku e të tjera. Tash kur duken ato në popull, konsiderohet që megjithatë paskan gjetur diçka. Filma të lodhët të tyne, ka filma shumë të mirë, po mirëpo këto filma të lodht të Prokurorisë Speciale dhe ata le të vazhdojnë hetimet, domethënë ata janë të lirë komplet t’i bëjnë punët që i kanë nisur ndaj meje, ndaj Rozetës, ndaj krejt Qeverisë, ndaj Kryeministrit Kurti, hiç problem s’e kemi.” – u shpreh Haxhiu.

    Pasi kreu “këshillat” për Prokurorinë Speciale se si të hetojë rastet e të kryejë arrestimet, Haxhiu u shpreh se ka një “hakmarrje” nga ana e prokurorisë kundrejt Qeverisë së Kosovës, e cila udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

    “Nuk mundemi me mohu edhe me heshtë faktin që kemi një hakmarrje të Prokurorisë, kryesisht prokuroria speciale ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ne e kemi dëgjuar nga vetë zyrtarët brenda Prokurorisë, që edhe vendimet të cilat nuk kanë asnjë ndikim as financiar e as nuk janë vendime përmbajtjesore, shkojnë edhe kontrollohen nga Prokuroria Speciale, në kuptimin që ‘mos po i nxojmë diku’ që kanë shkelur diku një ligj.” – theksoi zonja Haxhiu.

    Në vazhdimin e fjalës së saj, Haxhiu konkludoi se e gjithë kjo çfarë po ngjan nuk është drejtësisë. Madje, ajo dha edhe një “arsye”.

    “Çështja është që kjo nuk është drejtësi, duke qenë që miliona lëndë, si me thënë ë lëndë që përmbajnë keqpërdorim të milionave i ka dërgu infrastruktura, ekonomia, industria, drejtësia, financat, arsimi edhe nuk kanë fillu asgjë hetime. Pra, nëse Prokuroria do zgjedhtë që të merret edhe me ato, ke politikanë të cilët dyshohen për miliona euro, të cilët janë të lirë dhe akuzojnë Qeverinë për krim e korrupsion.” – vazhdoi shefja e Ministrisë së Drejtësisë.

    Në këtë intervistë zonja Haxhiu foli edhe për Nagip Krasniqin, drejtor i KEK-ut, i dyshuar për korrupsion dhe për projektkodin civil.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu: Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, ja kur hyn në fuqi

    “Pse nuk u tërhoqet pasi nuk i kishit votat?” momenti kur gazetarja në Shqipëri e vë në siklet Albulena Haxhiun

    Kush janë dy personat e dyshuar ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë për spiunazh?

    Të Fundit

    Dy persona vdesin nga zjarri në Spanjë, dy të tjerë nga vapa në Francë

    Matjet e fundit të Omnibus, Muharremi: Osmani, Konjufca dhe Hamza më popullor se Kurti 

    Abdixhiku nis takimin me Osmanin, pamjet i nxjerr Presidenca

    Krasniqi: Kurti dhe VV s’duhet të merren me interpretime, i kanë humbur rastet sa herë i kemi çuar në Kushtetuese

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, arrin në Presidencë – pas pak fillon takimi me presidenten Vjosa Osmani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.