Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhi Avdyli: I ndjek dy modele në politikë, Ibrahim Rugovën dhe Vjosa Osmanin

    17/02/2022 22:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Duke folur për listën “Guxo” që këtë javë u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deputeti Haxhi Avdyli tha se njerëzit e kësaj liste janë persona që kanë dalë nga pakënaqësi prej LDK-së.

    “Ne dallojmë edhe nga rruga politike që kam ardhur nga LDK-ja, nga një bindje tjetër politike, që në thelb e kemi presidentin Rugova. Jemi bashkuar me VV-në për çështje që janë joideologjike, korrupsioni, reformat në shëndetësi… Për disa tema që jemi bashkuar, jemi në rrugë të mirë. Dua të them që ‘Guxo’ nuk është themeluar që ne të punojmë kundër kësaj Qeverie”.

    Sipas tij, zbrazëtinë e presidentes Vjosa Osmanit në ‘Guxo’ s’mund ta mbush askush.

    “Zbrazëtinë e Vjosa Osmanit s’mund ta mbushim, në politikë duhet ta kesh një model. I pari është Rugova, i dyti Vjosa Osmani. Ndër virtytet e Osmanit është se është e pakompromis në luftimin e korrupsionit, nga kapja e grupeve të interesit dhe nga parapolitika. E ka identitetin e vet dhe e ka aftësinë e prezantimit të Kosovës para aleatëve të perëndimit. Kosova është në duar të sigurta me presidentes Osmani”, deklaroi tutje Avdyli.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit

    Të Fundit

    Britania e Madhe rihap ambasadën e saj në Teheran

    Përmbytjet në Teksas – numri i viktimave shkon në mbi 100

    Pishina e Gërmisë pritet të hapet sot

    Hungaria goditet nga stuhia dhe rrebeshet e shiut, aeroporti i Budapestit pezullon fluturimet

    Nxehtë edhe sot, pasdite mund të ketë edhe shi – nesër pritet destabilizim i motit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.