Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Hasani: Ndryshimi i administratës amerikane, arsyeja e moszbatimit të Marrëveshjes së Uashingtonit

    05/09/2024 17:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë se një prej arsyeve kryesore se pse Marrëveshja e arritur katër vjet më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nuk është zbatuar plotësisht, është ndryshimi i administratës amerikane.

    “Unë besoj që arsyeja primare ka qenë ndërrimet në administratën amerikane dhe ka shumë gjasë që ajo marrëveshje të ketë qenë e lidhur ngushtë për personin e zotit Grenell dhe nuk ka arritur të futet në mekanizmat e administratës amerikane”, tha ai.

    Ai u pyet se si ka dalluar qasja e administratës Biden karshi raporteve Kosovë- Serbi.

    “Po të shikohen letrat, marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit unë mendoj që Kosova është dëmtuar sepse janë pranuar nga Kurti, sigurisht në bazë të prononcimeve publike ka qenë pjesë e BE’së dhe SHBA’së,  i janë bërë shumë koncesione Serbisë dhe konteksti i luftës në Ukrainë ka përmbysur cdo gjë dhe statusi ndërkombëtar juridik i Kosovës ka degraduar sepse është hequr nga rendi i ditës njohja reciproke dhe e dyta është pranuar paragjykimi, në mënyrë shprehimore e drejta e Serbisë për ta paragjykuar statusin e Kosovës. Prandaj administrata Biden unë mendoj që për aq sa ka bërë presion në Qeverinë  e Kosovës për këto dy marrëveshje, ka qenë politikë e gabuar sepse koncesionet që i janë bërë Serbisë në raport me Kosovën, nuk besoj në afat gjatë  sjellin fryte që kjo administratë, përgjithësisht perëndimi pret nga Vuciqi”, tha ai.

    Hasani tha se ende nuk është i sigurt orientimi euroatlantik i Serbisë.

    Kur u pyet nëse rikthimi i presidentit Trump do të kthente vëmendjen te Marrëveshja e Ëashingtonit, Hasani tha se është vështirë të spekulohet.

    Jam shumë i sigurt që administrata Trump 2 do ta ndiqte të njëjtin koncept që të merret me cështje ekonomike, me stabilizimin ekonomik të dy vendeve të rajonit”, tha ai.

    Sa i përket fitores së mundshme të Harris, ai tha se adminsitrata amerikane do të ketë qasje të njëjtë ndaj marrëdhënieve Kosovë- Serbi. “Vazhdimësi e kësaj cfarë kemi parë deri tash”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvendin e Kosovës për ta vazhduar seancën konstituive

    Alarmi për bombë, Berisha: Mund të bëhen të vërteta kur s’ka institucione për një kohë të gjatë

    Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë

    Të Fundit

    Deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvendin e Kosovës për ta vazhduar seancën konstituive

    Alarmi për bombë, Berisha: Mund të bëhen të vërteta kur s’ka institucione për një kohë të gjatë

    Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë

    Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

    Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.