Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë

    18/06/2025 21:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për krizën e gjatë të mos konstituimit të Kuvendit e kushtetutshmërinë e vendimeve të Albin Kurtit si kryeministër në detyrë.

    Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Hasani ka deklaruar se nuk është pritur që pas zgjedhjeve, sistemi institucional të degjenerojë deri në këtë pikë.

    “Pas certifikimit të zgjedhjeve nuk kanë qenë të dukshme ravijëzimet e kësaj situate çfarë po ndodhë, meqenëse siç thotë populli, dreqi skujtohet kështu. Ka qenë diçka që sështë pritë se mund të kanalizohet në këtë mënyrë dhe të degjenerojë në këtë sistem”, tha ai.

    Hasani madje e ka quajtur uzurpim të pushtetit, sistemin ekzekutiv në Kosovë nga Albin Kurti e kabineti i tij, prej momentit kur janë betuar si deputetë të zgjedhur të legjislaturës së nëntë.

    Ai thotë se është e qartë se pushteti duhet të dorëzohet me automatizëm kur certifikohesh si deputet.

    “Shenjat e para kanë qenë rreth mbajtjes së pozitës ekzekutive dhe postit të deputetit, është tërësisht jo ligjore e jo kushtetuese dhe përbënë uzurpim të pushtetit. Pa asnjë diskutim, të gjithë janë uzurpues të pushteteve ekzekutive, sepse aty thuhet se me automatizëm duhet të dorëzohet detyra kur bëhet deputete. Uzurpim në sistemin ku sundon kushtetuta e ligji quhet çdo mbajtje ushtrim i autoritetit publik që nuk ka bazë juridike”.

    “Pikë kjo është kështu. Pastaj është faza e dytë e degjenerimit të procesit, në momentin kur pa pritë e pa kujtu është ndërruar rendi i ditës, që është tërësisht joligjore. Sepse gjërat e procesit të formimit të kuvendit janë sqaruar mjaftë bukur në aktgjykimin e vitit 2015, sa që interpretimet që bëhen tash janë interpretime absolutisht malicioze”, tha Hasani në Rubikon.

    Artikuj të ngjashëm

    Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA-ja

    Emigrantët që do të sillen në Kosovë, planifikohet të paguhen 120 euro në muaj

    Qeveria rrit shpenzimet, për tre muaj harxhoi 703.2 milionë euro

    Të Fundit

    Izraeli dhe Irani zbatojnë armëpushimin pas kritikave të ashpra të Trumpit

    Mustafa thotë se Blloku B1 i KEK ka rënë nga funksioni para pak minutash: Kosova B komplet jashtë sistemit

    Një tërmet 3.5 ballë Rihter godet Shqipërinë

    Irani falenderon Serbinë për qëndrimin ndaj luftës me Izraelin

    Netanyahu: Izraeli arriti një fitore historike

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.