Lajme

Hasani i reagon Kurtit duke lexuar deklaratën e Pavarësisë: Të drejtat e komuniteteve burojnë nga aty

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të dielën në mbledhjen e partisë së tij ku mori votat për tu propozuar për kryeministër, deklaroi se Kosova nuk është shtet multietnik por shoqëri multietnike.

Ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar ashpër ish-kryetari i Gjykatës Kushtetues, Enver Hasani.

Hasani në Rubikon të Klan Kosovës, theksoi se deklarata e Pavarësisë e specifikon qartë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, demokraci laike dhe multietnike.

“Deklarata e Pavarësisë e thotë Republikë demokratike, laike dhe multietnike. Obligimet për Kosovën të përmbajtura në planin Marti Ahtisari. Deklarata e Pavarësisë nuk është për shoqëri është për shtet, ka krijuar shtetin e Kosovës. Është shtet sovran dhe i pavarur, demokraci laike dhe multietnike”, deklaroi ai.

Hasani, insiston se të drejtat e komuniteteve nuk burojnë nga vullneti i partisë që e ka shumicën në parlament, por sigurohen nga kushtetuta dhe deklaratat e pavarësisë.

“Ti je edhe shtet edhe shoqëri multietnike, laike te dyjat. Këtë që e thotë Kurti po e thonë edhe të tjerë. Ne jemi Republikë, shtet i pavarur dhe sovran, shoqëri laike dhe multietnike. Nëse je shtet unitar ose jo kjo ka të bëjë me organizimin e pushtetit, këtu nuk bëhet fjalë për organizimin e pushtetit por zbatimin e kushtetutës së Kosovës, e cila komuniteteve ua njeh bazuar në Kushtetutë dhe deklaratën e pavarësisë, të drejtën e përfaqësimit”.

“Dhe ai përfaqësim nuk varet prej vullnetit të shumicës por të drejtat e komuniteteve burojnë nga deklaratat e Pavarësisë e Kushtetuta. Praktika parlamentare gjithmonë ka qenë që nënkryetarët shqiptarët të votohen në pako dhe ata nga komunitetet në pako, jo sic ka ndodhur atë ditë”, tha Hasani.

Artikuj të ngjashëm

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button