Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hasani: Do ta votoja një koalicion PDK-VV veç nëse partia e Kurtit krijon Ministri e buxhet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

    21/06/2025 10:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka bërë me dije se një koalicion PDK – VV do ta votonte vetëm me një kusht.

    Ai ka treguar se mendjen mund të ia ndërron vetëm nëse partia e Albin Kurtit shpreh gatishmëri për të ndërmarr hapa konkret në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykatës Speciale.

    Ai ka sqaruar se cilit do të duhej të ishin hapat në raport me Specialen.

    “Ndryshimi të bëhet vetëm me një kusht. Kushti është nëse kjo qeveri do të hyjë në koalicion me PDK-në, është Gjykata Speciale. Atje mund të ma ndryshojë mendjen. Përndryshe me asnjë çmim!. Nëse ajo thotë ‘po, ja ku është ministria, qeveria, buxheti, ja ku është rezoluta, ja ku janë veprimet e komisionit hetimor të Gjykatës Speciale, me lobuimet që atje ta fitojmë betejën e UÇK-së, të shtetit të Kosovës, jam i gatshëm ta bëj! E kundërta, cila është arsyeja ta votojë?!”, ka thënë ai.

    Në të kundertn, ai ka bërë me dije se nuk ka votë për një koalicion me VV-në.

    “Unë në zgjedhje kam dal personalisht dhe kam deklaruar te qytetarët që më kanë votuar, te ata 30 mijë njerëz që brenda ditës së 9 shkurtit kanë votuar për mua që të mos bëj koalicion me VV-në. Ata e kanë vlerësuar qëndrimin tim. Ata kërkojnë me mbajt qëndrimin tim. Ata kërkojnë që të jem në pikat që ata e vlerësojnë. Prandaj, nuk mund ta bëj ndryshimin”, ka deklaruar Hasani në Tëvë1.

    Artikuj të ngjashëm

    Arben Gashi: E turpshme, bota po kallet flakë e ne po zihemi mes vete se kush çfarë pozite të marrë

    Nagavci thirrje nxënësve: Respektoni rregullat në provimin e maturës, tregoni përgjegjësi dhe integritet

    E rëndë: Ky është personi që vdiq në QKUK, s’i përballoi plagët nga aksidenti në Mitrovicë

    Të Fundit

    Arben Gashi: E turpshme, bota po kallet flakë e ne po zihemi mes vete se kush çfarë pozite të marrë

    Hasani: Do ta votoja një koalicion PDK-VV veç nëse partia e Kurtit krijon Ministri e buxhet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

    Nagavci thirrje nxënësve: Respektoni rregullat në provimin e maturës, tregoni përgjegjësi dhe integritet

    E rëndë: Ky është personi që vdiq në QKUK, s’i përballoi plagët nga aksidenti në Mitrovicë

    Digjen dy kontejnerë me pajisje në vlerë prej 36 mijë euro në Skenderaj, iu vendosen mbishkrime “SRB dhe 4S”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.