Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hasani: Avni Dehari e ka uzurpuar postin e kryesuesit të seancës, veprimet e tij janë jokushtetuese

    08/05/2025 10:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka ngritur akuza të ashpra ndaj Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Hasani ka akuzuar Deharin, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, për uzurpimin e postit të kryetarit të Kuvendit dhe për nxjerrjen e seancës nga binaret e saj ligjore dhe kushtetuese.

    Hasani ka theksuar se mënyra e drejtimit të seancës është në kundërshtim me Kushtetutën, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Sipas tij, Dehari ka shkelur protokollin të cilin e përcakton Rregullorja e Kuvendit, duke propozuar mocione procedurale për ndryshimin e mënyrës së votimit.

    “Zoti Dehari e di që ka një protokoll të caktuar më 8 prill nga forcat politike, përmes kryetarit të vjetër, të përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit, Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, të cilin e kam nënshkruar unë. Ai e ka uzurpuar mikrofonin dhe ka propozuar mocione procedurale për të ndryshuar mënyrën e votimit. Asnjë mocion, asnjë diskutim nuk mund të zhvillohet në seancën konstituive“, ka deklaruar Hasani, në një intervistë për EuroNews Albania.

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka hedhur poshtë edhe argumentin se Aktgjykimi i Kushtetueses i vitit 2014 flet për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se nuk ka asnjë nënkuptim për votimin e fshehtë për këtë post.

    Ai ka sqaruar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese specifikon mënyrën e votimit për disa pozita, por nuk përmend votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    “Kur flitet për mënyrën e votimit në Kuvend, Gjykata Kushtetuese ka treguar se cilat janë mënyrat e votimit, sipas rregullores. Por nuk ka thënë që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të bëhet me votim të fshehtë, sepse kjo përcaktohet nga Kushtetuta, ligji dhe Rregullorja e Kuvendit“, ka shtuar Hasani.

    Hasani ka kritikuar edhe argumentet e politikanëve dhe zyrtarëve që krahasojnë situatën në Kosovë me praktikat e vendeve të tjera, si Gjermania, duke theksuar se “ne zbatojmë Kushtetutën dhe ligjet tona”.

    Në lidhje me situatën aktuale të ngërçit, Hasani ka sugjeruar se, nëse nuk ka vullnet politik për tejkalimin e krizës, zgjidhja mund të kërkohet në Gjykatën Kushtetuese, ku sipas tij, çdo votim i Kuvendit është vendim dhe mund të dërgohet për interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

    “Nëse nuk ka vullnet politik për tejkalimin e ngërçit, Kushtetuesja mund të vendosë për çdo votim të Kuvendit, përfshirë ata ‘për’, ‘kundër’ dhe ‘abstenim’. Të gjitha janë vendime që mund të dërgohen në Kushtetuese“, ka përfunduar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Çka dihet për sëmundjen e Bidenit?

    Ferizaj: Konfiskohen 9 motoçikleta për shkelje të rregullave dhe mungesë dokumentacioni

    Kryeministri i Spanjës: Izraeli duhet të përjashtohet nga Eurovision-i

    Të Fundit

    Çka dihet për sëmundjen e Bidenit?

    Ferizaj: Konfiskohen 9 motoçikleta për shkelje të rregullave dhe mungesë dokumentacioni

    Kryeministri i Spanjës: Izraeli duhet të përjashtohet nga Eurovision-i

    Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

    Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.