Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s

    03/06/2025 23:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot ushtrimin “Defender Europe 25”, nikoqire e të cilit është Kosova.

    Ai ka thënë se ky ushtrim demonstroi aftësinë e FSK’së për të bashkëpunuar me forcat nga ShBA’ja, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, duke treguar ndërveprueshmërinë mes aleatëve dhe partnerëve të NATO’s.

    “Sot vizitova ushtrimin DEFENDER EUROPE 25, ushtrimi vjetor më i madh i Ushtrisë Amerikane. Ky ushtrim demonstroi aftësinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të bashkëpunuar me forcat nga SHBA, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në vendosjen strategjike të forcave, duke treguar ndërveprueshmërinë mes aleatëve dhe partnerëve të NATO-s. Ishte gjithashtu kënaqësi të takohesha me alumnen e 30-të të FSK-së nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Diskutuam për ato që ka mësuar në Britani dhe mënyrën si po i përdor ato sot për të sjellë ndryshime në FSK, ndërsa ajo zhvillohet si një forcë e sigurisë e përafruar me standardet e NATO-s”, ka shkruar ambasadori

    Artikuj të ngjashëm

    Ushtarakja drenicase Lirjona Bajraktari e shkolluar në Angli tani shërben në FSK

    Komandanti i FSK-së pret në takim një delegacion nga Shqipëria, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit

    Ish-oficeri britanik: Rreziku nga Serbia është real

    Të Fundit

    “E mbani mend këtë ditë”: Ambasada e Amerikës kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë në vitin 1996

    U dënua me burgim të përjetshëm, i akuzuari për vrasjen e Gjyljeta Ukellës kërkon zbutje të dënimit në Apel

    Iu dha lamtumira e fundit Valdrin Xhyliqi që humbi jetën në Itali

    Musliu i reagon deputetes së VV-së: Si asnjëherë më parë, në qeverinë KURTHI janë përndjekur pjestarët e UÇK-se dhe familjet e dëshmorëve

    Varroset i riu Driton Sadikaj, i cili vdiq në një aksident tragjik në Itali

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.