Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se Gjermania ka qenë dhe do të mbetet shtyllë e fortë në ndërtimin e shtetit të Kosovës, shkruan GazetaDemos.
Ai shprehet se për shkak të qasjes vet-izoluese të Qeverisë së Kosovës, vendi ynë është përjashtuar nga harta e investimeve të jashtme.
“Gjermania ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë në krijimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe një ndër partnerët tanë kryesorë. Për fat të keq, me qasjen vet-izoluese të Qeverisë së Kosovës, vendi ynë është përjashtuar nga harta e investimeve të jashtme. Këtë e theksoi edhe i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin, në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku konfirmoi shqetësimin tonë se shumë investitorë po i drejtohen shteteve të tjera të rajonit”, shkruan Haradinaj.
Tutje ai thotë se vet-izolimi i Kosovës po na sjellë jo vetëm dëme politike por edhe dëme të mëdha ekonomike, e kjo gjë po vërehet në largimin e fuqisë punëtore.
Postimi i plotë:
Gjermania ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë në krijimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe një ndër partnerët tanë kryesorë. Për fat të keq, me qasjen vet-izoluese të Qeverisë së Kosovës, vendi ynë është përjashtuar nga harta e investimeve të jashtme. Këtë e theksoi edhe i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin, në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku konfirmoi shqetësimin tonë se shumë investitorë po i drejtohen shteteve të tjera të rajonit.
Vet-izolimi i Kosovës po na sjell jo vetëm dëme politike, por edhe dëme të mëdha ekonomike. Kjo po reflektohet qartë në largimin masiv të fuqisë punëtore dhe mungesën e vendeve të reja të punës për shkak të mungesës së investimeve.
Kosovës i duhet ndryshim urgjent, për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit. Ne kemi potencial në inovacion dhe zhvillim, por për të përfituar nga ky potencial, na duhet një mentalitet i ri qeverisës.