Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Haradinaj tregon se si nisi lufta me 24 mars: S’ka pasur shanse që të ndihmohet familja jonë

    05/02/2023 14:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Beteja e 24 marsit të vitit 1998, nga shumë kush konsiderohet si një nga betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Rrjedhjen e ngjarjeve deri në këtë ditë, i ka treguar Daut Haradinaj në emisionin “n’Demos” ku ka treguar edhe bisedën me ish të burgosurin politik, Rasim Selmanajn se lufta ishte afruar shumë.

    “Unë e mbaj mend edhe bisedën me Rasim Selmanajn, atë mëngjes i thash se s’ka më aktivitet politik, mos dil më në Deçan se do të arrestojnë, e nuk ke me pa më lirinë me sy, se kemi qenë në prag, edhe unë shkova ia jepa paret, ia japa porosinë Nexhatit, e kah u ktheva e takova prap Rasimin, e luta që brenda mundësive me i thirrë aktivistët e LDK-së në komunën e Deçanit, me i paralajmëru se po kërset lufta, se nuk më rrugë tjetër, edhe aty për aty na kishin përcjellur edhe na sulmuan pak para se me hy në shtëpi tek unë, aty filloi lufta e 24 marsit, Rasimin veq arritën me nxanë mas shkëmbimit të zjarrit, ata kishin qenë të përgatitur se në anën e kundërt kah Dubrava ku kishte qenë një familje serbe, ajo kishte qenë e mbushur me policë, kur kanë hy blindat kanë qenë me një shpejtësi shumë të madhe. Problemi ishte se nuk na gjeti mirë të organizuar”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan GazetaDemos.

    Atë ditë do të pëjetësohenin në historinë e kombit shqiptar edhe dëshmorët Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj e Himë Haradinaj.

    “Nëse flasim për familjen e Nimanajve, që jemi edhe me shtëpi fqinj, ata deri sa e kanë hargju municionin kanë gjuajtur, pastaj ka depërtu Serbia, e një pjesë e meshkujve që kanë qenë, kanë arrit me u largu, e pastaj aty Serbia ka bërë gërdi në familjarë, në tortura, edhe Sokol Sejfia me familjen e vet i ka përdor armët, Ramë Nimanaj nuk ka qëllu në shtëpi, Idriznezirët kanë shku me i ndihmu fëmijët në shkollë të Gllogjanit të cilit ishin rrethuar nga serbët, por duke u afruar aty, nga një snajper në një distancë të madhe, janë vrarë tretë edhe Agroni, edhe Gazmendi edhe Hima, pra serbët vetëm sa e kishin bllokuar hyrjen, nuk ka pasur shanse që të ndihmohet familja Haradinaj, minimum në tre pozicione hyrje-dalje kemi qenë të bllokuar, ne jemi zhvendos nga shtëpia në qendër të fshatit, pasi ideja ka qenë që me pas shtëpia me murë të fora, pra ku kanë qenë kullat, pasi edhe mundësia me rezistu ka qenë shumë e madhe”, ka thënë ai.

    Emisioni i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj për xhipat e Kurtit: Si në kohën e egër kur vinin zyrtarët e Jugosllavisë

    Haradinaj: Nëse do t’i kishte opozita votat, kryeparlamentari do të zgjidhej

    Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty

    Të Fundit

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.