Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Elmi Berisha, presidentin e Federatës pan-shqiptare “Vatra”, raporton Demos.
“Kërkova nga z. Berisha që këtë përkushtim ta shtojë edhe më tej, duke ndihmuar agjendën e integrimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim”, tha Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sot, në selinë e AAK-së, pata kënaqësinë të pres z. Elmi Berisha, presidentin e Federatës pan-shqiptare “Vatra”, të cilin e falënderova për angazhimin dhe kontributin e madh që po ofron në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe kauzave kombëtare.
Z. Berisha, si udhëheqës i Federatës pan-shqiptare “Vatra”, tashmë në mandatin e tij të dytë, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e agjendës së Kosovës, veçanërisht në ndërtimin e marrëdhënieve me vendimmarrësit në Washington, si dhe në Kongres dhe Senat.
Kërkova nga z. Berisha që këtë përkushtim ta shtojë edhe më tej, duke ndihmuar agjendën e integrimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim.