Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pos diskutimeve, Haradinaj tha se e ka ftuar kongresmenin amerikan për vizitë në Kosovë.
“Aleanca e jonë me Ameriken është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë. Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat me të cilat ballafaqohet”, ka shkruar mes tjerash ai.
Njoftimi i plotë:
Nder i veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin z. Ritchie Torres, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ShBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat.
Në takim shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy vendeve në të gjitha sferat, atë të sigurisë, politikës së jashtme dhe shkëmbimit ekonomik. Po ashtu, ftova Kongresmenin Torres për vizitë në Kosovë.
Aleanca e jonë me Ameriken është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë. Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat me të cilat ballafaqohet.