Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon vizitën e tij në SHBA, shkruan GazetaDemos.
Ai po qëndron atje për inagurimin e Presidentit Donald Trump, teksa njoftoi se atje ka takuar kongersmenët Gary Palmer (Alabama), Andy Harris (Maryland), Brad Knott (Karolina e Veriut).
“Avansimi i marrëdhënieve të Kosovës me ShBA, koordinimi dhe anëtarësimi në NATO, janë jetike për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë”, u shpreh ai.
Postimi i plotë:
Shteti mbahet me miq
Sot, ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, pata kënaqësinë ta filloj me takime përmbajtësore me kongresmenët, Gary Palmer (Alabama), Andy Harris (Maryland), Brad Knott (Karolina e Veriut), si dhe me përfaqësues eminentë të Mërgatës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Avansimi i marrëdhënieve të Kosovës me ShBA, koordinimi dhe anëtarësimi në NATO, janë jetike për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë.