Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka mbyllur ditën me mikun e tij Ukë Blakajn, i cili po ashtu është pjesë e garës për deputet si përfaqësues i diasporës.
”Uka i AAK-së, me numër 37, ka arritur të mobilizojë mijëra vëllezër dhe motra në diasporë rreth Kosovës Fituese.Ai ka sjellë në Kosovë një kulturë të lartë politike dhe fitorja e tij nesër do të ishte një nder për Kuvendin e Kosovës.” ka shkruar Haradinaj
Postimi i plotë:
Po e mbylli ditën në Istog me mikun tim të çmuar, Ukë Blakaj.
Uka e ka përmbushur listën tonë si përfaqësues i diasporës dhe si kryetar i AAK-së në Istog. Mobilizimi i tij dhe dashuria për vendlindjen, për tokën për të cilën dha edhe babanë e vet në luftë, dëshmojnë qartë përkushtimin e tij si afarist për t’i kontribuar Kosovës dhe veçanërisht Istogut, me përvojën e madhe afariste dhe me lidhjet e tij në Gjermani.
Uka i AAK-së, me numër 37, ka arritur të mobilizojë mijëra vëllezër dhe motra në diasporë rreth Kosovës Fituese.
Ai ka sjellë në Kosovë një kulturë të lartë politike dhe fitorja e tij nesër do të ishte një nder për Kuvendin e Kosovës.
AAK 137