Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me fermerët e Deçanit, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se këta fermerë kanë arritur suksese duke siguruar mirëqenie për familjet dhe komunën ku thekson se në këtë takim ka shprehur mbështetjen që Aleanca me partnerët në koalicion ka për këtë sektor.
Tutje Haradinaj thotë se pas 9 shkurtit, do të ndërmarrin masa konkrete për zhvillimin e bujqësisë.
Ndërkaq ai ka paraqitur edhe programin e masave që pritet të merren nga ta:
• Rritja e subvencioneve financiare për fermerët.
• Sigurimi i kredive të buta për investime të qëndrueshme.
• Zhvillimi i skemës së subvencionit për prodhimin sekondar.
• Eliminimi i barrierave jotarifore ndaj produkteve tona.
• Subvencionimi i kostos së garancive bankare.
• Investim në standardizimin e cilësisë së produkteve.
• Rritje të kapaciteteve kadrovike në sektorin e prodhimit.
• Fuqizimi i sektorit si mundësi për punësim dhe zhvillim rural.
• Ndërrimi i bazës ligjore duke përfshirë edhe planin hapësinor, hap që do t’i jepte hov zhvillimit të turizmit.
Postimi i plotë i tij:
Kosova, edhe pse vend i vogël, ka potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Mungesa e vizionit dhe politikave shtetërore e ka mbajtur këtë sektor në fund të listës së prioriteteve. Në takimin me fermerët e Deçanit, të cilët kanë arritur suksese duke siguruar mirëqenie për familjet dhe komunën, shprehëm mbështetjen që Aleanca me partnerët në koalicion ka për këtë sektor. Pas 9 shkurtit, do të ndërmarrim masa konkrete për zhvillimin e bujqësisë.
Anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional do t’i sjellë një kthesë të madhe vendit. Në programin tonë kemi parashikuar këto masa:
• Rritja e subvencioneve financiare për fermerët.
• Sigurimi i kredive të buta për investime të qëndrueshme.
• Zhvillimi i skemës së subvencionit për prodhimin sekondar.
• Eliminimi i barrierave jotarifore ndaj produkteve tona.
• Subvencionimi i kostos së garancive bankare.
• Investim në standardizimin e cilësisë së produkteve.
• Rritje të kapaciteteve kadrovike në sektorin e prodhimit.
• Fuqizimi i sektorit si mundësi për punësim dhe zhvillim rural.
• Ndërrimi i bazës ligjore duke përfshirë edhe planin hapësinor, hap që do t’i jepte hov zhvillimit të turizmit.
Ne besojmë se investimi në bujqësi garanton zhvillim dhe rritje të mirëqenies. Angazhimi ynë për mbështetje financiare, teknologji moderne dhe hapje të tregjeve të reja do të bëjë që bujqësia në Kosovë të marrë vëmendjen e merituar.