Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haradinaj-Stublla: Qeveria me vetëdije po lejon që të kushtëzohet liberalizimi i vizave me dialogun

    13/10/2022 19:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave tregon detajisht se marrëdhënia mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës është jofunksionale.

    Ajo ka thënë se është e pakuptueshme që institucionet shtetërore ringritën shpresat e qytetarëve dhe aktualizuan çështjen e liberalizimit të vizave pa qenë të informuar se ka ende çështje teknike të pasqaruara.

    “Për mua sot mbetet e pakuptueshme se si institucionet aktuale të Kosovës ringritën shpresat e qytetarëve dhe aktualizuan çështjen e liberalizimit, pa qenë të mirëinformuar se ende ka çështje ‘teknike’ të pasqaruara bilaterale me disa shtete anëtare”. shkroi ajo në facebook.

    Haradinaj-Stublla më tej ka thënë se në rrethana të tilla Kosova duhet të rikthejë me urgjencë Ministrinë e Integrimit Evropian dhe të punojë intenzivisht në agjendë serioze për përparimin e Kosovës në rrugën eurointegruese.

    “Gabimi kryesor strategjik qëndron në faktin se portfolion e integrimit evropian e menaxhon i njëjti Zëvendës-Kryeministër i cili është përgjegjës për dialogun ’teknik’ me Serbinë. Andaj kjo Qeveri me vetëdije po lejon që të kushtëzohet njëri proces me tjetrin!”, shkroi ajo.

    Postimi i plotë:

    KOSOVA DUHET TË RIKTHEJË MINISTRINË E INTEGRIMIT EVROPIAN!

    Procesi i liberalizimit e definon saktë marrëdhënien jofunksionale të Kosovës me BE-në: shpërfillëse, të pabarabartë, dhe politike. Ndonëse me shumëfish më shumë kritere se vendet tjera rreth nesh, të vendosura në një marrëdhënie të qartë kontraktuale me BE-në, çështje kryesisht të natyrës teknike jo rrallë janë keqpërdorur nga BE për të kushtëzuar procese tërësisht politike në Kosovë.

    Fakti se çështja e politikës së jashtme të BE-së mbetet përgjegjësi ekskluzive e shteteve anëtare, shumë shpesh në rastin e Kosovës është përdorur si mjet për të mbipremtuar (si psh liberalizimi) ndërsa pas dështimit nga ana e tyre, është përdorur si arsyetim për t’u shfajësuar se kinse secila prej shteteve anëtare kanë qëndrime të ndryshme. Prandaj, e them me bindje të plotë se mangësitë strukturore të BE-së nuk i pasqyron asgjë më qartë sesa procesi i tejzgjatur i liberalizimit të vizave për Kosovën, proces i cili ia ka humbur kredibilitetin BE-së si tërësi politike së pari për të nderuar obligimet e tyre kontraktuale, për të ofruar një vizion proevropian për shtetet aspiruese, dhe së treti për të mbajtur premtimet e tyre politike.

    Për mua sot mbetet e pakuptueshme se si institucionet aktuale të Kosovës ringritën shpresat e qytetarëve dhe aktualizuan çështjen e liberalizimit, pa qenë të mirëinformuar se ende ka çështje ‘teknike’ të pasqaruara bilaterale me disa shtete anëtare!

    Gabimi kryesor strategjik qëndron në faktin se portfolion e integrimit evropian e menaxhon i njejti Zëvendës-Kryeministër i cili është përgjegjës për dialogun ’teknik’ me Serbinë. Andaj kjo Qeveri me vetëdije po lejon që të kushtëzohet njëri proces me tjetrin!

    Kosova duhet të rikthejë me urgjencë Ministrinë e Integrimit Evropian, dhe të punojë intenzivisht në agjendë serioze për avancimin e rrugës eurointegruese, një rrugë e pa-alternativë për Republikën e Kosovës!

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-kryediplomatja kosovare: Pa këto dy elemente, humbjet e Kosovës do të vazhdojnë dhe Serbia do të fitojë

    Mbyllja e komunave paralele, Haradinaj-Stublla: Lista Serbe vazhdon të jetë strukturë ilegale në Kosovë

    Peticioni për shkarkimin e kryetarëve, reagon Haradinaj-Stublla: Rietablimi i organizatës kriminale Lista serbe do të jetë fatale për Kosovën

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.