Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot heroin Skender Çekut, shkruan Gazeta Demos.
Në 25-vjetorin e rënies se tij, Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se rënia e Çekut ishte humbje e madhe për UÇK-në.
Postimi i plotë:
Vizionar, strateg e udhëheqës, personaliteti i Gjeneralmajor Skender Çekut, gërshetonte të gjitha tiparet e luftëtarit shqiptar.
Rënia e tij, njëzetepesë vjet më parë, ishte humbje e madhe, por emri i tij u nderua nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftë deri në çlirim.
Gjeneral Skender Çeku, faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut.