Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, iu është drejtuar liderëve të partive politike me një mesazh të dielën lidhur me Gjykatën Speciale.
Haradinaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pyetur politikanët se edhe sa vite “duhet me qëndru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik“.
“Derisa ju po i numëroni votat, ata dhe Kosova po i numërojnë ditët në burg“, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Haradinajt.
Haradinaj përgjatë së enjtes përpara objektit të Kuvendit të Kosovës iu ka dorëzuar letra deputetëve të zgjedhur, duke kërkuar nga ta që ta mbajnë përgjegjëse Gjykatën Speciale