Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, në një tubim të mbajtur në Kodrën e Trimave, ku prezent ishte edhe Kushtrim Xhemaili, Zëdhënës i AAK-së dhe njëherësh kandidat për deputet me numër 66, ka vlerësuar këtë të fundit, duke theksuar angazhimin e Xhemailit në Kuvendin e Kosovës si këshilltar i grupit parlamentar të AAK-së, por edhe si Zëdhënës i saj në tre vitet e fundit.
Haradinaj ka thënë se Xhemaili është rritur në Aleancë dhe se e kanë pasur krah të djathtë për 10 vjet.
“Kushtrimi është një djalë që u rrit në Aleancë. Kushtrimin e kemi pasur krah të djathtë brenda Kuvendit të Kosovës për afro 10 vjet e tash në parti si bashkëpunëtor i afërt i Ramushit si Zëdhënës i saj. Sot, si kandidat nga brezi i ri i Aleancës, është një zë që i duhet Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.