Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haradinaj për sulmin në Ibër Lepenc: Akti më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës

    30/11/2024 12:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar për sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, duke thënë se shënon aktin më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës.

    Ai u shpreh se përpos dënimit me forcë ndaj këtij sulmi terrorist, gjithë energjitë tona duhet të fokusohen në zbulimin dhe kapjen e kriminelëve dhe në zbardhjen e skenarëve për destabilizimin e Kosovës

    “Sulmi i mbrëmshëm me përmasa terroriste ndaj infrastrukturës së ujit në veri, shënon aktin më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës dhe është sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullit të Kosovës.  Ai për cak ka pasur nxjerrjen jashtë funksionit të dy segmenteve jetike, furnizimin me ujë dhe energji, me qëllim shkaktimin e një krize me përmasa të paparashikueshme. Skenarë të tillë sot shohim veç në agresionin rus ndaj Ukrainës”.

    “Prandaj sot, përpos dënimit me forcë ndaj këtij sulmi terrorist, gjithë energjitë tona duhet të fokusohen në zbulimin dhe kapjen e kriminelëve dhe në zbardhjen e skenarëve për destabilizimin e Kosovës. Për këtë qëllim e kemi të domosdoshme edhe ndihmën e partnerëve strategjikë të sigurisë, apo një hetim ndërkombëtar”.

    “Situata e krijuar është shumë më serioze se një luftë hibride, apo propagande kundër opozitës, medias e analistëve, siç po provon ta devijojë Kryeministri. Sulmet me përmasa agresioni kundër vendit tënd, nuk janë kalkulator për vota.  Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim! Aleanca me është përgjigja më e mirë ndaj Rusisë dhe satelitit të saj, Serbisë”, ka shkruar Haradinaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Të Fundit

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.