Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haradinaj për Specialen: Ky trup gjykues ka mision politik me dënu UÇK-në

    16/07/2025 19:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për të rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, duke lejuar vazhdimin e gjykimit.

    Haradinaj e ka quajtur këtë proces “një tallje me krejt popullin shqiptar”, ndërsa ka akuzuar trupin gjykues për një mision politik që, sipas tij, synon ta dënojë vetëm UÇK-në.

    “Nuk është kot ky trup gjykues. Ka mision me mbërri me dënu UÇK-në, pa emër UÇK-në – është mision politik, thjesht,” deklaroi Haradinaj në Dukagjini.


    Ai parashikoi se në rast se Thaçi dhe të tjerët shpallen fajtorë, ata mund të përballen me dënime shumë më të rënda sesa të tjerët që janë dënuar deri më tani nga Specialja.

    “Nëse këta dënohen, mendoni se do ta marrin maksimalen 15 vjet – është mendim i gabuar. Këta mund të marrin 30 vjet e deri në të përjetshëm. Pastaj gjykata tjetër mundet me ua ulë në 30 vjet”, tha ai.

    Sipas Haradinajt, qëllimi final i këtij procesi është të vendosë një barazi të rreme mes UÇK-së dhe okupatorit serb.

    “Po duan me na dënu luftën. Po duan me na relativizu me okupatorin. Dhe po donë me na gjet ajo që kemi me i ra të gjithë pishman – edhe ata që mendojnë se do të fitojnë nëse ata dënohen,” u shpreh Haradinaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Me uniformë të UÇK-së proteston para Kuvendit: Të largohen uzurpatorët për të mundësuar formimin e institucioneve

    “Pse mbeti Mitrovica e ndarë pas luftës?” – Ja çfarë thotë ish-eprori i UÇK-së në atë zonë

    Ish-ushtari i UÇK-së që jeton në mal që 10 vite: Tre muaj kam hangër çka m’ka dhënë natyra

    Të Fundit

    “Aksion mjaft i rëndësishëm”, Sveçla e konfirmon arrestimin e policit

    Nis seanca e Kuvendit, e 48-ta me radhë

    Momenti kur arrestohet togeri serb, i dyshuar për spiunazh

    Haziri: Doli që s’lejohet edhe deputet edhe ministër, do duhej të largoheshin menjëherë nga zyret

    Haradinaj: Krejt Kosova është lodh me këtë situatë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.