Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i quajti potencialisht “strategji negociuese” deklaratat e kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj, në paraqitjen e tij në “Debat Plus” ku u shpreh i hapun për bashkëpunim edhe me Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e qeverisë duke thënë “kush të më ftojë në tavolinë, unë shkoj e ulem.”
“Nashta Limaj këtë e ka strategji negocuese ose të nxitjes së temave. Pra nuk jam vërtetë i sigurt se çka ka vlerësuar.
Na kem garu bashkë dhe jam i kënaqur për rrugën. Dhe jemi bashkë në opozitë dhe qevero të opozitës.
Nuk jam i sigurt, por po them, por kjo mund të jetë një strategji e tij negocuese. Por qëndrimi im është i qartë që kushdo që bashkëpunon me Kurtin, është armik i Kosovës, dhe i bën dëm këtij vendi.” – tha Haradinaj.
Ai megjithatë shtoi se nuk kishte dakordësi paraprake me Limajn për këto deklarata.
“E vërtetë, unë ia dua të mirën Nismas dhe Limajt…qëndrimi është i qartë që nëse e ndihmojmë Kurtin me mbetë qeveri jemi ka i ndihmojmë armiqt e Kosovës. Nuk mund të flas për Limajn, nuk u patëm marrë vesh me dal në këto qëndrime. Unë kam deklaru që s’ulem me këtë njeri që më ka prish me Amerikë, e po flas për siguri.” – tha ai ne Rubikon.