Lajme
Haradinaj për komentuesin i cili e quajti “vrasës”: Nëse vjen në Aeroport, e pret policia
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur rreth komentuesit i cili e quajti vrasës.
Haradinaj në Rubikon u shpreh se e ka denoncuar të njëjtin, dhe se ai do të dalë para Gjykatës.
“Jam i bindur që i ka rënë pishman, nëse vjen në Aeroport, e presin policia, jo vetëm që është denoncuar, por asnjë kompromis nuk do ta bëj, ky do të dal para gjyqit, vetëm nëse nuk e shkel kurrë Kosovën. Boll më”, tha ai