Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur lidhur me bashkautorësinë e kryeparlamentarit Dimal Basha në një artikull shkencor, i cili trajton çështje kundër UÇK-së.
Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” ka theksuar se kërkimfalja nuk mjafton në këtë rast, duke shtuar se përgjegjësia në punimet e përbashkëta shkencore mbetet sërish përgjegjësi.
Tutje ai deklaroi për Bashën se “Nuk e di çfarë fytyre ka ai sot me shku në Prekaz”.