Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së Shehide Selimi-Krasniqit, nënës së heronjve të Kosovës, Mujë e Ali Krasniqi.
Ai shprehu mirënjohjen e tij për sakrificën e djemve të saj, teksa tha se kujtimi për nënën e heronjve do të mbetet i përhershëm.
Njëherit, Haradinaj i shprehu ngushëllime familjeve të tashmë të ndjerës.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Shehide, nënë që lindi dhe rriti dy heronjë të kombit Mujë e Ali Krasniqi. Sakrifica e saj dhe e bijëve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun.
Kujtimi i saj dhe i bijëve të saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjeve Selimi dhe Krasniqi, dhe të gjithë atyre që e njohën. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të, dhe qoftë e përjetshme lavdia e bijëve të saj heronjë!”, tha Haradinaj.