Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haradinaj nuk beson se BE ka aftësi të udhëheq me dialogun Kosovë-Serbi

    04/07/2021 12:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se unioni ekonomik ndërmjet shteteve të rajonit i njohur si “Minishengeni Ballkanik” nuk mund të ekzistojë përderisa Serbia vazhdon të mos e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

    Ai ka thënë se Kosova është në pozitë të pabarabartë me vendet e rajonit.

    “Kur ndodh njohja hiqen pengesat edhe për minishengen. Përderisa Serbia nuk na ka njohur është një situatë e padrejtë. Kosova është në opozitë të pabarabartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, rradha e punëve duhet të jetë njohja e Kosovës dhe më pas Minishengen”, ka thënë Haradinaj.

    Ndërkaq sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi, Haradinaj, nuk beson se Bashkimin Evropian se është i aftë të udhëheq këtë proces, ngase brenda BE-së ka vende të cilat vazhdojnë të refuzojnë shtetësinë e Kosovës.

    Haradinaj ka kërkuar që në këtë proces të ketë një përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Ne duhet ta ftojmë Amerikën në tavolinë që tani në dialog, të mos ecim përpara në dialog pa Amerikën. BE nuk është unike, ata janë heterogjenë. Kemi 5 vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën . Dy përfaqësuesit e lartë të BE që u është besuar çështja e dialogut, vijnë nga vende që nuk e njohin Kosovën. Borell nga Spanja, Lajçak nga Sllovakia. SHBA nuk ka shprehur dilema për sovranitetin e Kosovës. Kemi interes ta kemi SHBA në tavolinë me ne. Biden, që unë personalisht e njoh, është i interesuar për çështjet e Ballkanit, e njeh çështjen shqiptare, ka qenë e familjarizuar dhe ju siguroj që është kohë ideale për të kërkuar ndihmën e SHBA”, deklaroi Haradinaj

    Artikuj të ngjashëm

    Vëllai i Anita Haradinajt martohet, Ramushi ndan momente unike

    Merz zgjedhet kancelar i Gjermanisë, Haradinaj: Suksese në detyrën e re dhe në drejtimin e vendit tuaj mik

    Ramush Haradinaj përkujton Ilaz Kodrën

    Të Fundit

    Hoti i reagon ashpër Osmanit: Mashtruesja më e madhe, përgjegjëse për dëmet që po i bëhen Kosovës

    Ia la djalit emrin e babait të zhdukur, Gentrit Shala: Lutem që të jetë si ai, por mos ta ketë fatin e tij

    Dënimi i Sllavisha Filiq për zhdukjen e Hafir Shalës, djali i doktorit: E kemi mirëpritur vendimin, s’ka kursyer asgjë nga vetja  

    Britania dhe Gjermania drejt marrëveshjes kundër migracionit të paligjshëm

    Salih Mustafa refuzoi ta nënshkruante deklarimin e pasurisë, sipas urdhrit të Speciales për kompensimin e viktimave

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.