Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i AAK-së, ka thënë se nëse Albin Kurti sërish bëhet kryeministër i vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk do të jetë pozitive për raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka deklaruar se Amerika mund të largojë çdo mburojë që ka për Kosovën.
“Nuk kam qejf asnjëherë të jap lajmin e keq dhe besoni jam duke e zbutur. Ekziston rreziku real i heqjes së çdo lloj mburoje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën”.
“Këtë po e them se jo që kam qejf, dhe jo se kam ardhë në atë pikë që me këtë të fitojë vota. Por është rrezik real, por është rrezik real të na hiqet çdo mburojë nga Amerika nëse ky njeri zgjidhet”, ka thënë Haradinaj në KlanKosova.