Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Zgjedhjet 2025

    Haradinaj në SHBA, takon të përzgjedhurin e Trump për ambasador në NATO dhe zyrtarë tjerë

    19/01/2025 15:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka shkuar për inaugurimin e presidentit Donald Trump.

    Ai u shpreh thellësisht i nderuar për ftesën që i është bërë për të qenë prezent atje, ndërsa tregoi se ka zhvilluar disa takime.

    “Jam thellësisht i nderuar të fillojë këtë fundjavë festive të inaugurimit te Presidentit Trump, me ftesë të miqve tanë na Iowa e në shenjë të këtij momenti historik. Ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme të takohesha me Matthew Whitaker, i përzgjedhur i Presidentit Trump për ambasador të SHBA në NATO, Senatoren Joni Ernst dhe Kongresmenët Randy Feenestra e Zach Nunn nga Iowa e ShBA”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.

    “Në të gjitha bisedat kam diskutuar me prioritet angazhimin e përbashkët të anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO dhe kthimit të raportit steategjik mes dy vendeve!”, tha ai.

    Lidha e Kosovës me Iowan, ai tha se është “e rëndësisë jetike” për realizimin e synimeve drejt NATO-s.

    “Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Iowas, e iniciuar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është e rëndësisë jetike në realizimin e synimeve tona drejt NATO-s. Ajo që filloi si një marrëdhënie e bazuar në mësim dhe mbështetje të ndërsjellë, është shndërruar në marrëdhënie strategjike dhe një afërsi që shkon shumë përtej bashkëpunimit ushtarak. Sot, ajo përfshin lidhje më të gjera mes vendeve tona, edukimit, ekonomisë dhe kulturës, duke qëndruar si një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrijnë miqësia dhe partneriteti”.

    “Iowa ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës, dhe mbështetja e palëkundur nga Garda Kombëtare e Iowas, së bashku me besimin dhe përkushtimin e tyre, ka ngritur bashkëpunimin tonë në lartësi të reja. Sot, jo vetëm që qëndrojmë krah për krah në paqe, por gjithashtu shërbejmë së bashku në misione për siguri dhe paqe, duke treguar forcën e vërtetë të këtij partneriteti”, shkroi Haradinaj.

    “Ndërsa festojmë këtë fundjavë, duke shënuar inaugurimin e Presidentit Trump, dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për popullin e Iowas”, shtoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    “Prej të njëjtit kazan” Bekë Berisha flet për votimin e kandidatit të VV

    Berisha kërkon hetim të pavarur për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush s’është mbi ligjin

    Kadrijaj, Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme

    Të Fundit

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Punimet e domosdoshme, KEDS njofton: Këto janë vendet që do të mbesin sot pa rrymë

    Ngërçi politik: Sot e 44-ta herë në përpjekje për ta konstituar Kuvendin

    Parashikimi i motit për sot: Diell, vranësira e reshje shiu

    Pamje tjera, momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.