Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma me partnerë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim me banorët e Korishës së Prizrenit.
Haradinaj tha se banorëve të Korishës ua dha fjalën se do ta kenë mbështetjen e shtetit për subvencione për bujqësi, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje.
“Në Kosovën ku fitojnë të gjithë, fshatrat si Korisha do e kenë mundësinë e përparimit të hovshëm”.
“Garantova që çmimi i energjisë nuk do të ngritët dhe do të ulet të paktën për 20%. Që çlirimtarët do të gëzojnë pensionin pa shkëputje nga puna”, tha Haradinaj.
Më tej, Haradinaj tha se çelësi i zhvillimit të Kosovës është anëtarësimi direkt në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën.
“Kosova është mirënjohëse për ata që ishin me ne që nga fillet e angazhimit për liri, e vazhdojnë të na qëndrojnë edhe sot, si mbështetës të shtetit dhe garantues të sigurisë sonë”, tha ai.