Lajme

Haradinaj nderon heronjtë e Drenocit e Altin Haskajn: I përjetshëm qoftë kujtimi për këta burra të fortë të kohës

Ramush Haradinaj sot ka nderuar heronjtë e Drenocit, Selmon Dukaj, Ahmet Baqaj dhe Rexhep Mazrekaj, ndërsa në Irzniq, luftëtarin e Njësisë Speciale, Altin Haskaj.

Ai ka nderuar sakrificën e të rënëve për liri, për të cilët tha se shkruan histori.

“Sot, në Drenoc, me krenari nderuam heronjtë e kombit, Selmon Dukaj, Ahmet Baqaj dhe Rexhep Mazrekaj, ndërsa në Irzniq, luftëtarin e Njësisë Speciale, Altin Haskaj.

I përjetshëm qoftë kujtimi për këta burra të fortë të kohës. Respekti për ata që shkruan histori me sakrificën dhe gjakun e tyre është i përjetshëm”, tha Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button