Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka qenë i pranishëm sot në tubimin e partisë në Obiliq, shkruan GazetaDemos.
50-shi i AAK-së shprehet se Obiliqi u përdor në fushatë me fjalë të mëdha, “kund një gozhdë s’e kanë ngulë që 4 vjet”.
Në tubim u prezantuan edhe kandidatët nga kjo komunë Doruntina Mustafa dhe siç thotë ai, njeriun e vlerave dhe aktivistin shumëvjeçar Agim Preniqi.
“Rëndësia e Obiliqit është vitale për Kosovën, ne kishim projekte që na i ndalen në gjysmë, disa edhe i ndalen pa i fillu. Ne kemi me e kthy prapë në top prioritet Obiliqin me resurset e tij, ky vend që i jep dritë Kosovës, nuk e ka meritu terrin 4 vjeçar”shkruan ai.
Postimi i plotë:
Po e mbylli ditën në Obiliqin e dritës së Kosovës, të cilin kanë përdorë në fushatë me fjalë të mëdha, kund një gozhdë s’e kanë ngulë që 4 vjet.
Sot prezantuam kandidatët nga kjo komunë, zonjën Doruntina Mustafa dhe njeriun e vlerave dhe aktivistin shumëvjeçar Agim Preniqi.
Rëndësia e Obiliqit është vitale për Kosovën, ne kishim projekte që na i ndalen në gjysmë, disa edhe i ndalen pa i fillu. Ne kemi me e kthy prapë në top prioritet Obiliqin me resurset e tij, ky vend që i jep dritë Kosovës, nuk e ka meritu terrin 4 vjeçar.
Strategjia jonë energjetike tashmë dihet, është reale dhe e arritshme. Na duhet besimi juaj Obiliq.
Për Kosovën Fituese 137