Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin e organizuar nga “Grupi për Ballkanin” tha se është i shqetësuar me mungesën e komunikimit me kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se si parti opozitare nuk po mund që të kontribuojnë në procesin e dialogut, përderisa në kohën e ish-presidentët Ibrahim Rugova e Thaçi, ishte krejt ndryshe.
“Mund t’i përmend disa mësime që i kam mësuar vetë, por gjatë kohëve të vështira, kur ka qenë presidenti Rugova ose Thaçi ka pasur një mënyrë komunikimi, dhe tani jemi të shqetësuar që nuk po mund të komunikojmë ose kontribuojmë në dialog. Ky është shqetësimi ynë që nuk po mund të komunikojmë, nuk e kemi një tryezë ose grup për këtë temë”, u shpreh Haradinaj.
Baronesha Catherine Ashton, ish-përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, tha se pajtohet Haradinajn.
Kurse duke i’u përgjigjur profesorit Arben Hajrullahu, tha se BE-ja vetë nuk njeh shtete dhe se Kosova kur të jetë gati do bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, raporton EO.
“Ke të drejtë për komunikimin, ne duhet të përmirësohemi që të komunikojmë në Kosovë e Serbi, por është tejet e rëndësishme”.
“Nuk ka dyshim se duhet punuar në këtë, po nuk kam pikë dyshimi se kur Kosova t’i përmbushë kushtet për tu bërë pjesë e BE-së do bëhet. BE-ja vetë nuk njeh shtet, kur Kosova të jetë gati do i bashkohet BE-së”.