Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një bashkëbisedim sot ka siguruar qytetarët e Deçanit se marrëveshja finale Kosovë-Serbi do të rregullojë raportet mes tyre si dy shtete të pavarura.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s.
“Ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam qenë personalisht i angazhuar për këtë temë dhe kam dhënë kontributin tim”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai ka thënë se marrëveshja është ajo që do të rregullojë raportet në mes Kosovës dhe Serbisë.
”Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s”, tha ai.
”Gjatë bashkëbisedimit, përsëritëm shqetësimin tonë për gjendjen ekonomike, krizën energjetike në vend dhe mungesën e syqeltësisë së qeverisë për të marrë masat e duhura para se të vijë dimri”, ka shtuar Haradinaj.
Postimi i plotë i tij: