Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka kritikuar partitë opozitare në vend, për mos reagimet e tyre karshi situatës në veri të vendit, shkruan GazetaDemos.
Ajo përmes një postimi në facebook ka shkruar “pa opozitë”, duke iu referuar kështu partive në vend.
“Partitë që s’kanë qëndrim mbi zhvillimet në veri nuk i kontribuojnë shtetit”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
“Partitë që kanë qëndrim për pagat, buxhetin komunal, Kryeprokurorin, Diasporën, Erdoganin, lirinë e mediave etj., e nuk kanë qëndrim tash e dy ditë për zhvillimet në veri përballë Serbisë – nuk i kontribuojnë demokracisë, qytetarëve, e as shtetit”, ka shkruar Haradinaj.