Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë kërkuar takim konsultues me Kryesuesin e seancës, Avni Deharin, para seancës së sotme, në mënyrë që të diskutohet mundësia për kthim në votimin e hapur dhe qe të ketë dakordim për kandidaten për Kryetare Kuvendi.
Haradinaj luti partitë tjera që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
“Ajo që besojmë tani se janë pjekë kushtet me u kthy praktika e votimit të votës së hapur. Janë pjek kushtet edhe për konsultua për t’u dakorduar për kandidaten. Në këtë seancë për mos me leju me shku me të vjetrën, kemi ra dakord me znj.Time Kadriaj, kemi ra dakord për një konsultë me Kryesuesin e seancës që ta diskutojmë mundësinë e kthimit në votën e hapur dhe dakordimin për kandidatë”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk është mirë me hy në seancë me të vjetrën”, shtoi Haradinaj.