Gjermania sot feston për herë të parë Ditën e Veteranëve.
Një urim për këtë ditë e rezervoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se më 12 dhe 13 qershor të vitit 1999 ushtarët gjermanë hyrën në Prizren si pjesë e NATO-s dhe hapën rrugën drejt paqes dhe stabilitetit.
“Sot, Gjermania feston për herë të parë Ditën e Veteranëve. Më 12–13 qershor 1999, ushtarët gjermanë hyrën në Prizren si pjesë e NATO-s, hapën rrugën drejt paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Sot, në një botë të përfshirë nga konflikte, ata janë sërish në shërbim, shpesh pa u parë, por gjithmonë me rëndësi të madhe. Faleminderit nga zemra!”.