Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Gjermaninë në Ditën e Bashkimit, shkruan GazetaDemos.
Ai shkruan se Gjermania ka qenë një nga aleatët më të ngushtë dhe të palëkundur të Republikës së Kosovës, duke ofruar mbështetje në shumë fusha.
“Jemi përjetësisht mirënjohës për këtë mbështetje të paçmuar dhe shpresojmë të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të qëndrueshëm në vitet që vijnë.Urime Gjermani!”, shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë:
Urime Dita e Bashkimit të Gjermanisë!
Në këtë ditë të rëndësishme për popullin dhe shtetin gjerman, dua t’i shpreh urimet më të përzemërta Republikës Federale të Gjermanisë dhe të gjithë qytetarëve të saj për Ditën e Bashkimit.
Gjermania ka qenë një nga aleatët më të ngushtë dhe të palëkundur të Republikës së Kosovës, duke ofruar gjithmonë mbështetje të sinqertë dhe të vazhdueshme për zhvillimin tonë demokratik, ekonomik dhe social. Populli dhe qeveria gjermane kanë qëndruar pranë nesh në momentet më të vështira, duke na ndihmuar për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët tanë.
Jemi përjetësisht mirënjohës për këtë mbështetje të paçmuar dhe shpresojmë të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të qëndrueshëm në vitet që vijnë.
Urime Gjermani!