
Daut Haradinaj ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar se pikërisht nën qeverisjen e saj, Listës Serbe iu mundësua të ketë nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Koosvë.
Duke publikuar rregulloren e punës së Kuvendit, Haradinaj krahason se si ka qenë e rregulluar me ligj çështja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, e si është tani.
“Se kush ka pasur shumicën në vitin 2010 e kush në vitin 2022 në Kuvendin e Kosovës tashmë dihet.
Patriotizmi sezonal është veti e mashtruesve të lindur. Folni fshehtas, “zgërdhihuni” nëpër bufe me dreqin e të birin, bëni plane skutave, e në publik na shitni moral” u shpreh Haradinaj.